Berisha: Prizreni, kampion për krim të organizuar dhe korrupsion

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se mjetet e qytetarëve po keqpërdoren nga njësitë parapolitike të koalicionit dhe rekomandimet e auditorit nuk po merren për bazë.
“Gjetjet e auditorit të përgjithshëm për vitin 20014 nxjerrin mbi 600 shkelje nga njësitë parapolitikë edhe të këtij koalicioni që i keqpërdorin mjetet e qytetarëve”, tha Berisha.
Berisha theksoi se shkeljet më të mëdha bëhen në Ministrinë e Arsimit dhe të Jashtme duke i përmendur edhe komunat posaçërisht komunën e Prizrenit, ai theksoi së prokuroria nuk po vepron si duhet, transmeton klankosova.
“Shkelja më e madhe është në Ministrinë e Arsimit , duke vazhduar edhe te Ministria e Jashtme. Krimi është edhe te komunat, ku kampion për krim të organizuar dhe korrupsion është Prizreni. A ka prokurori ky shtet? Niveli qendror i qeverisjes duhet të kthehet nëpër komunat të shikojnë çfarë po ndodh. Shqetësuese për mua është mospërfillja e rekomandimeve të auditorit nga ana e institucioneve të shtetit”, përfundoi Berisha.