Berisha: Mustafa ia bllokonte financat Ibrahim Rugovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Anton Berisha, në emisionin “Info–Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se kryeministri Isa Mustafa po ka sjellje arrogante prej kohës kur është bërë kryeministër.

Berisha duke folur për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se Mustafa është vetëm një marrës i të mirave, duke shtuar se “kryeministri aktual i Kosovës prej viteve të 80-ta ka marrë vazhdimisht nga Kosova, dhe nuk dimë se çka i ka dhënë vendit të tij”.

“Vitin 89-të ka qenë pjesë e estabilshmentit të asaj kohe. Pastaj gjatë viteve që ishte me Rugovën, ia bllokonte financat Rugovës. Kam qenë në zyrë të ish-presidentit të Kosovës, kur nuk kishte rrymë, për shkak se Mustafa nuk i kryente pagesat. Ai ka refuzuar të jetë pjesë e qeverisë në kohën e LDK-së. Pastaj ka shfrytëzuar dhe e ka mashtruar ish–presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Mashtrues ordiner politik. Ai na pati lodhur gjatë fushatës duke e përmendur SHIK-un, në fund ka bërë marrëveshje me ta. Mendoj se Mustafa në aspektin politik është i ulët”, ka shtuar Berisha.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/berisha-mustafa-ia-bllokonte-financat-ibrahim-rugoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala