Berisha beson se djali i kryeministrit do të lirohet nga akuzat

Besnik Berisha, avokat mbrojtës i Besnik Mustafës, djalit të Kryeministrit Isa Musatafa, ka shprehur besimin e tij se klienti i tij do të lirohet së shpejti nga të gjitha akuzat.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka treguar se sot pritet që palet të japin fjalën përfundimtare në këtë cështje penale, “dhe në ditët në vijim gjykata të vendos në mënyrë meritore për cështjen”.
“Ne cilësinë e avokatit mbrojtës të z. Besnik Mustafa, bazuar në rrjedhën e procedurës penale kundër tij dhe provave të administruara dhe pranuara në shqyrtimin gjyqesor, fuqimisht besoj se epilogu i kësaj cështje penale do të jetë Aktgjykimi lirues, së paku ëer z. Besnik Mustafa dhe kolegët e tij,” ka shkruar ai.
“Unë besoj se Prokuroria do të reflektojë dhe të do konstatojë se as edhe një provë e vetme inkriminuese nuk ka ngelur, andaj nëse do të ketë një vlerësim objektiv, ata do të duhej të tërhiqeshin nga ndjekja penale kunder z. Besnik Mustafa dhe te tjereve, sot, pikerisht ne fjalen perfundimtare”.
Djali i Kryeministrit Musatafa, Besniku, së bashku me gjashtë persona të tjerë akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim.
Avokati i tij mbrojtës është njëherësh edhe këshilltar i Isa Mustafës./Gazeta Fjala