Berisha: “Azem Syla nëse e voton Specialen, më nuk je ‘Daja’ i luftës”

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që para se të vendosin për votimin e Gjykatës Speciale, të mendojnë për masakrat e mëdha që kanë ndodhur anekënd Kosovës, transmeton ORAinfo.
Madje ai i është drejtuar dy deputetëve të PDK-së, Azem Syla dhe Xhavit Halitit duke kërkuar nga ta që mos të votojnë Specialen.
“Azem Syla nëse e voton Specialen, më nuk je ‘Daja’ i luftës, njëjtë do të jetë edhe me Xhavit Halitin”, ka thënë Berisha para deputetëve. /ORAinfo/