Berisha: Arrestimi i Radonçiq nuk ka lidhje me Naser Kelmendin

Autori:Gazeta Fjala

Policia e Bosnjës të hënën ka arrestuar Fahrudin Radonçiq liderin e Aleancës për një të Ardhme më të Mirë të Bosnjës dhe Hercegovinës, me dyshimin se ai ka ndikuar kundërligjshëm tek dëshmitarët.

Radonçiq, është dëshmitarë i propozuar nga prokurori i EULEX-it në rastin në të cilin i akuzuar është Naser Kelmendi.

Pas arrestimit të Radonviq burime nga prokuroria boshnjake thanë për mediat se ai është i dyshuar për ndikim në  dëshmitarë, por nuk treguan se për cilin rast.

“Së bashku me arrestimin, gjykata boshnjake urdhëroi edhe bastisje në disa vende,” tha prokuroria.

Nga ana tjetër Besnik Berisha avokat i Naser Kelmendit tha për Gazetën Fjala se arrestimi i Radonçiq nuk ka të bëjë me me pretendimet e prokurorisë në aktakuzën e Kelmendit.

Sipas tij, arrestimi i tij ka të bëjë me dyshimet  siç pretendon prokuroria e Bsnjes për pengimin e procedurës penale.

“Dihet se procedurë penale është duke u zhvilluar edhe në Bosnje, kundër  z. Travenqiq dhe personave tjerë, kështu që tash për tash është e pa konfirmume se a është për pengimin e procedurës penale që është në Kosovë apo në Bosnje”, tha Berisha.

Ai thotë se nga informata që ka momentalisht prokuroria në Bosnje  nuk ka asnjë fakt për në të cilin e lidhë Radonçiqin me pjesë e pjesën e gjykimit që ka të bëjë me Kelmendin./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/berisha-arrestimi-i-radonciq-nuk-ka-lidhje-me-naser-kelmendin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala