Berat, plagosen tre ushtarë

Autori:Avdyl Pajaziti

Tre ushtarë të repartit në Vërtop të Beratit janë plagosur ditën e sotme. Ata kanë qenë duke pastruar një depo nga mbetjet luftarake në kohën kur ka shpërthyer një kapsollë.

Të plagosurit janë Lutmir Gjata, 27 vjeç, Mariglen Çela, 26 vjeç dhe Marin Xhini, 27 vjeç. Në gjendje më të rëndë ndodhet Lutmir Gjati, i cili është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Dy të plagosurit e tjerë pasi morën ndihmën mjekësore lanë spitalin e Beratit. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, transmeton Lapsi.al

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/berat-plagosen-tre-ushtare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala