Beqiri: Nuk jemi votuar të gjuajmë gaz lotsjellës, por të punojmë

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, bëri të ditur se në mbledhjen e Kryesisë është votuar për seancën e jashtëzakonshme, kërkesë e kryeministrit të vendit. Ai tha se deputetët nuk janë votuar të gjuajnë gaz lotsjellës, por të punojnë.

“E vetmja pikë e rendit të ditës do të jetë Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu tha se “është një kërkesë e 82 deputetëve që kanë kërkuar të kenë kushte normale për punë. Edhe ne si kryetar të grupeve parlamentare e kemi si shqetësim që mbarëvajtja e punës të jetë normale. E kjo nga ana e deputetëve është një argument dhe dëshmi se dëshirojnë të punojnë. Nuk jemi të votuar që të gjuhemi me gaz lotsjellës, por të punojmë”, shtoi Beqiri.

Sa i përket demarkacionit ai tha se nuk po i lejojnë të thonë mendimin e tyre.

“Nuk mjaftojnë debatet në Tv. Demarkacioni është punë e papërfunduar. Pa u ratifikuar ajo marrëveshje në Kuvend ajo nuk e obligon askënd. LDK nuk e voton një demarkacion të tillë ku humbet një territor i Republikës së Kosovës, por kjo duhet të argumentohet. Dhe ne, asnjë deputet se kemi atë material se s’ka ardhur në Kuvend”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/beqiri-nuk-jemi-votuar-te-gjuajme-gaz-lotsjelles-por-te-punojme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala