Beqiri: Ndalimi i Ramush Haradinajt i pa pranueshëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se ndalimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Slloveni është i papranueshëm.

“Edhe grupi ynë parlamentar ndan shqetësimin për ndalimin e z.Haradinaj, dhe një veprim të tillë e konsiderojmë të pa pranueshëm. Një gjë e tillë dëmton raportet tona me një shtet që e kemi konsideruar si shtet mik ndaj Kosovës”, ka thënë Beqiri.
Ai më pas ka theksuar se kërkojnë nga shteti slloven që Haradinaj të lirohet dhe të kthehet menjëherë në Kosovë./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/beqiri-ndalimi-i-ramush-haradinajt-i-pa-pranueshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala