Beogradi kërkon ndarje e Kosovës përmes lumit Ibër

Autori:Avdyl Pajaziti

Besnik Tahiri, drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, duke folur për kërkesat e zyrtarëve të Mitrovicës veriore, për zgjerim të territorit për këtë pjesë, ka thënë se kufiri mes Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut, është i përcaktuar me ligj.

Ai ka thënë se Beogradi më këtë kërkesë po synon ndarjen gjeografike për gjatë vijë së lumit “Ibër”, si dhe hapjen e Pakos së Ahtisarit me qëllimi që të destabilizohet vendi.

“Qasja e Beogradit është puro politike e dhe dëshiron që përmes të moszbatimit të një marrëveshjeje shumë minimale të sabotojë zbatimin e marrëveshjeve tjera për të vazhduar me agjenda të tjera sigurisht jo në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës. Poashtu, synimi tjetër është hapja e Dokumentit të Ahtisarit në mënyrë që të defunksionalizohet edhe me shumë vendi ynë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Duke folur për zgjidhjen e kësaj situate, ai ka thënë se një gjë e tillë është thjeshtë e realizueshme, ku sipas tij, Brukseli duhet ti bëjë presion Beogradit që Kryetari i Komunës Mitrovicë e Veriut të nënshkruajë lirimin e Urës së Ibrit. Sipas tij, nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë dialogu në Bruksel është i pa kuptimtë.

“Zgjidhja prandaj është e thjeshtë. Brukseli zyrtar duhet të bëjë trysni serioze ndaj Beogradit që Kryetari i Komunës Mitrovicë e Veriut të nënshkruajë lirimin e Urës së Ibrit dhe të lejohet qarkullimi i lirë i qytetarëve të Mitrovicës. Po qe se kjo gjë nuk ndodh sot në mesditë, kur kalon afati shtesë i dhënë nga Brukseli dhe Washingtoni, dialogu në Bruksel më nuk ka kuptim”, ka shkruar Tahiri.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/beogradi-kerkon-ndarje-e-kosoves-permes-lumit-iber/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala