Beogradi i jep ultimatum Prishtinës për Asociacionin

Autori:Avdyl Pajaziti

Serbia kërkon që themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të bëhet deri më 25 dhjetor të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori Zyrës për Kosovën në Qeverinë, Marko Gjuriq, gjatë prezantimit para gazetarëve koordinatorin e ri të Listës Serbe, Branimir Stojanoviqin, ka thënë se ky i fundit do të arrijë që ta bëjë më unik serbët e Kosovës.

Image

“Stojanoviq dhe Lista Serbe do të jenë në gjendje që t’i bashkojnë njerëzit tanë në Kosovë”, ka thënë Gjuriq në Beograd, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, Stojanoviq ka thënë para gazetarëve se është e domosdoshme që të stabilizohet situata në këtë listë, në mënyrë që të vazhdojë implementimi i marrëveshjes së Brukselit, dhe mbi të gjitha, të formohet Asociacioni.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/beogradi-i-jep-ultimatum-prishtines-per-asociacionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala