Beogradi frikon investitorin e Brezovicës

Autori:Avdyl Pajaziti

Tani kur ka mbetur edhe më pak se dy ditë që investitori duhet të dëshmojë se ka arritur të mobilizojë 163 milionë euro për fazën e parë të investimeve në resorin e Brezovicës, Qeveria e Serbisë po e frikon atë. Kjo pasi që javën e kaluar Qeveria e Serbisë kishte thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme, ku kishte miratuar një tekst shpalljeje në të cilin investitorëve potencialë iu tërhiqet vërejtja se Qendra për ski “Brezovica” është në pronësi të Serbisë dhe se vendimi për eksproprijim i marrë nga Prishtina është i jashtëligjshëm.

Të gjendur para kësaj situate, Qeveria e Kosovës thotë se nuk mund t’i përgjigjet secilit koment të Qeverisë serbe. Por, megjithatë thonë se është për keqardhje që Beogradi zyrtar luan një lojë të dyfishtë me serbët në Kosovë.

Sipas ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e cila edhe kryeson Këshillin Ndërministror, Beogradi nga njëra anë tenton të luajë rolin e avokatit të qytetarëve serbë të Kosovës e nga ana tjetër mundohet të pengojë një investim kaq të rëndësishëm, i cili do të krijojë mijëra vende të reja të punës dhe do të ngrejë mirëqenien e këtyre qytetarëve.

“Deklaratat e bëra nga Serbia janë thjesht të natyrës politike dhe nuk prodhojnë kurrfarë implikimesh ligjore apo praktike”, ka thënë Bajrami për gazetën./Zeri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/beogradi-frikon-investitorin-e-brezovices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala