Beogradi dyshon në vullnetin e Prishtinës për bashkëpunim me Specialen

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtoi i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar për RTS se miratimi i ndryshimeve kushtetuese është vetëm hapi i parë drejt formimit të gjykatës për krimet e pretenduara të UÇK-së, dhe se pjesa më e madhe e punës, pritet të kryhet në vazhdim.

Sipas Gjuriq, vazhdimi i takimit nesër me Prishtinën në Bruksel duhet të eliminojë mosmarrëveshjet për çështjen e sigurimeve.

Gjuriq ka thënë se Serbia në periudhën e ardhshme do të përcjellë me kujdes përbërjen dhe punën e gjykatës për krimet e pretenduara të UÇK-së, duke shtuar se nuk mund të jenë të kënaqur deri se të dënohen ata që kanë kryer krime.

Ai vuri në dukje se ata mbrëmë që kanë votuar nuk kanë qenë të gatshëm që gjatë 15 vjetëve të fundit të dënojnë krimet e luftës, dhe kujton se shumica e punës për dënime për krime të pretenduara të UÇK-së pritet të fillojë pas votimit të së hënës në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, Gjuriq thotë se nuk ka besim tek ish-liderët e UÇK-së, të cilët kanë hequr uniformat dhe kanë veshur kostumet në Kuvendin e Kosovës.

Ai pranoi se është një gjë e mirë që kjo gjykatë, megjithatë do të jetë një gjykatë ndërkombëtare që do të ndjekë penalisht krimet e luftës.

Duke komentuar për presionin në anën serbe, Gjuriq thotë se shumëçka në jetën politike në krahinën tonë i ngjan një farse, dhe jo vetëm liderët serbë nuk kanë qetësi por edhe dëshmitarët.

“Ata që dje votuan në Kuvendin e Kosovës, mbyllën njërin sy në drejtim të atyre që do të gjykohen, duke thënë se gjithçka do të jetë në rregull. Me skepticizëm i shikojmë synimet e Prishtinës, dhe mbetemi të gatshëm për të ndihmuar ata që duan të dënojnë krimet e luftës”, ka shtuar Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Duke folur për dialogun i cili nesër vazhdon, Gjuriq kujton se si Prishtina është munduar të përdor marrëveshjen e mëparshme për Sigurime, dhe siç thotë ai, që përmes asaj marrëveshje të tërheqin targat me logon e Kosovës.

Ai theksoi se mosmarrëveshjet rreth marrëveshjes së sigurimeve ngadalësojnë dialogun në Bruksel, dhe shtoi se pala e Prishtinës ka interes që një situatë e tillë të vazhdojë.

Gjuriq pret që gjatë dy apo tri ditëve të ardhshme ai problem me sigurime të zgjidhet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/beogradi-dyshon-ne-vullnetin-e-prishtines-per-bashkepunim-me-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala