Beogradi: Dërgimi i marrëveshjeve në Kushtetuese çon larg nga normalizimi i marrëdhënieve

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, vlerëson se Prishtina me vendimin për të dërguar në Kushtetuese Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave serbe po bën obstruksion, pengon dhe e bën të pamundur krijimin e AKS-së, por njëherësh edhe e shkel dhe “e fut nën këmbë” Marrëveshjen e Brukselit

Në një konferencë për medie, Gjuriq ka thënë se ky nuk është i vetmi veprim i Prishtinës që çon larg nga normalizimi i marrëdhënieve.

Siç ka deklaruar ai, Prishtina synon që nga 1 nëntori të mos lejojë hyrjen në Kosovë për të gjitha automjetet me tabela regjistrimi të lëshuara nga Serbia dhe që në vend të letërnjoftimeve të vendos njëfarë “dokumenti për hyrje-dalje”.

Për këto Serbia nuk mundet dhe as nuk do të heshtë, ka thënë Gjuriq. Sipas tij tani më shumë mund të flitet se çfarë pala shqiptare nuk ka zbatuar, sesa çfarë ka zbatuar nga Marrëveshja e Brukselit.

Gjuriq ka përmendur ngecjen në integrimin e Mbrojtjes civile si dhe të 120 pjesëtarëve të MUP-it të Serbisë në Policinë e Kosovës. Për “Parkun e paqes”, siç e quan ai barrikadën mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë, ai tha se nuk ka asnjë lëvizje përpara.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/beogradi-dergimi-i-marreveshjeve-ne-kushtetuese-con-larg-nga-normalizimi-i-marredhenieve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala