Beogradi ankohet për refugjatet serb nga Kosova

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, Beogradi thotë se 220 mijë serbë nga Kosova të zhvendosur ndajnë fatin e refugjatëve, meqë sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ata nuk mund të kthehen në vatrat e tyre pavarësisht nga statusi i tyre formal – juridik.

Sipas kësaj Zyre, në Kosovë janë kthyer më pak se pesë për qind e numrit të përgjithshëm të të zhvendosurve, nga të cilët mbi 203 mijë të zhvendosur intern ndodhen në pjesë të ndryshme të Serbisë, ndërsa rreth 18 mijë brenda Kosovës Beogradi, i cili në raportet e tij shpesh përmend se në Kosovë, në komunat e banuara me minoritetin serb, jetojnë po ashtu rreth 200 mijë serbë, qëllimisht duket se rrit numrat e serbëve për të mjegulluar realitetin e për të maskuar fajin e vet për gjithë tragjedinë që e shkaktoi në Kosovë e gjithandej në Bosnjë e Kroaci. Ai po ashtu bën fajtor praninë ndërkombëtare në Kosovë që nuk “zbaton Rezolutën 1244 të KS të KB”. Po ashtu pohon se mbi 40 mijë serbëve u janë uzurpuar pronat.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/beogradi-ankohet-per-refugjatet-serb-nga-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala