Belgjikë, punonjësit e hekurudhave në grevë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Belgjikë ende vazhdon greva e punonjësve të cilët kanë reaguar ndaj pakos së reformave të qeverisë belge e cila parashikon reduktime në buxhetin e kompanisë hekurudhore shtetërore.

Greva e nisur si reagim ndaj planit për shkurtimit e buxhetit për punonjësit e hekurudhave në Belgjikë ka shkaktuar ndëprerje në masë të madhe të udhëtimeve brenda vendit si dhe anulimin e udhëtimeve ndërkombëtare.

Për shkak të grevës e cila ka nisur të hënën me fillim në ora 22:00, sipas kohës lokale, mësohet se në ditën e fundit të grevës 48 orëshe, përfshi edhe kryeqytetin belg, Bruksel janë ndërprerë pothuajse plotësisht udhëtimet e trenave në rajonin e Valonisë ku flitet gjuha frënge, ndërsa në rajonin flaman ka ndërprerje të udhëtimeve në masën 30 përqind.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/belgjike-punonjesit-e-hekurudhave-ne-greve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala