Beka: Prokuroria po heton ngjarjet në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

Fillimet e hetimeve për ato që ndodhën dje në Kuvend i konfirmoi kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka.

“Është iniciuar hetimi dhe është në procedurë,” ka thënë Beka për Kallxo.com.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës tregoi përafërsisht se nga do të orientohen hetimet.

“Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, por nuk është përfundimtar,” sqaroi kryeprokurori Beka.

Dje në seancën e Kuvendit nga opozita u tentua të pengohej puna me fishkëllima, hedhje uji dhe gazi lotsjellës.

Deputetja Flora Brovina kërkoi ndihmë mjekësore nga pasojat e hedhjes së këtij gazi.

Kryeprokurori Beka tha se hetimet nuk mund të pengohen nga imuniteti që kanë deputetët.

“Imuniteti nuk i përfshin ato veprime, pasi që dyshohet se vepra është kryer me mjete të cilat nuk guxon t’i posedojë asnjë person dhe as ata të cilët gëzojnë imunitetin,” tha kryeprokurori.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka konfirmuar sot për Express se në bashkëpunim me prokurorinë kompetente kanë kryer hetimet për verifikimin e mjetit të dyshuar dhe pritet që në vijim të ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme në bazë të vendimit të prokurorit kompetent.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/beka-prokuroria-po-heton-ngjarjet-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala