Bebja i mbijeton aksidentit, gjendet pas 14 orësh nën urë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një vajzë 18 muajshe ka shpëtuar nga një aksident me veturë në një lum të ftohtë në Utah. Ajo ishte e lidhur me rrypin e sigurisë me kokë poshtë, për 14 orë derisa u gjet nga peshkatarët.

Shëndeti I Lily Groesbeck nga gjendja e rrezikshme kaloi në atë stabile, mirëpo kritike dhe gjendet në spital. Nëna e saj është gjetur e vdekur në veturë.

“Ajo është në gjendje të mirë duke marrur parasysh rrethanat nëpër të cilat ka kaluar. Mjekët kanë shpresa të mira për të deri tani,” tha tezja e saj

Sipas policisë, e ëma e saj, Lynn Jennifer Groesbeck, 25, nga Springville, ishte gjetur e vdekur në veturë.

Sipas mediave të huaja, një peshkatar e kishte gjetur veturën e rrotulluar në një lumë, pasi kishte rënë nga një urë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/beja-i-mbijeton-aksidente-gjendet-pas-14-oresh-nen-ure/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala