Behgjet Pacolli lë timonin e AKR-së

Autori:Zekirja Shabani

Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se do të largohet nga Aleanca Kosova e Re (AKR­).  Në fakt ai do të heqë dorë nga drejtimi i kësaj partie, e cila nuk siguroi mandate të deputetëve në zgjedhjet e fundit.

“AKR duhet të jetë edhe më e fuqishme dhe shumë shpejt do të dalim me lajmin se kush do ta drejtojë AKR. AKR—ja nuk është parti private që unë të them se Mimoza Kusari apo dikush tjetër, ai do të udhëheqë partinë. Sigurisht njerëz të devotshëm të AKR do të dinë të zgjedhin prijësin e mëtejshëm. Unë do të qëndroj fuqishëm pas atij apo asaj që do të drejtojnë AKR. Unë do të kontribuoj edhe më tepër, kështu që AKR do jetë më e fuqishme dhe ne do të jemi në skenën politike. Në zgjedhjet e ardhshme në do të jemi fuqishëm prezent me programin tonë sfidues, 100% ekonomik”, deklaroi për OraNeës, Pacolli, duke mos dhënë detaje për zëvendësin e tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/behgjet-pacolli-le-timonin-e-akr-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala