Bëhet me shtëpi dhe ngritet në këmbë të veta pas 55 vjetësh (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Hamëz Rashiti nga Vërbica e Zhegocit, që iu rëndua sëmundja, e kishte braktisur edhe fyellin, por tani që po i ndërtohet shtëpia e po i aftësohen edhe gjymtyrët, ka arsye të ja ri thotë ndonjë melodie.

Jeta e Hamzës (1961) nga Vërbica e Zhegocit, ka filluar të ndryshojë rrënjësisht pas paraqitjes së halleve të tij në media.

Ai nuk do të ketë më nevojë të ngjitet në kodrinën e lartë, sipër shkollës së fshatit, ku i ka disa mure të trashëguara nga babai, që nuk mund të quhen shtëpi, sepse në përfundim e sipër është shtëpia e re për të në Gjilan.

Dobia më e madhe për Hamzën, është se ai, në moshën 55 vjeçare, për herë të parë do të ngritet normalisht në këmbët e veta.

Hamza ka qenë invalid prej këmbëve dhe tërë jetën ka lëvizur me ndihmën e patericave.

aa

Për shumë vite, që kur i vdiq babai, ai jetoi i vetmuar dhe mbijetoi pa vdekur nga uria falë kushëririt të tij, Islamit. Ai thotë se pas jehonës që iu bë rastit të Hamzës, atij pos që po i zgjidhet problemi i banimit, njëkohësisht do t’i kthehen edhe këmbët.

Spitali amerikan e ka marrë përsipër, shërimin e gjymtyrëve të poshtme të tij dhe ka premtuar se pas disa operacioneve, ai do të ecë normalisht. Islami thotë se ndërhyrja e parë tashmë është bërë me sukses në njërën këmbë, ndërkohë që pritet ndërhyrja edhe në këmbën tjetër.

Rrugën e shtëpisë së re, Hamza do ta përshkojë me këmbët e veta. (KosovaSot)

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/behet-me-shtepi-dhe-ngritet-ne-kembe-te-veta-pas-55-vjetesh-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala