Bëhet baba në moshën 13-vjeçare

Autori:Avdyl Pajaziti

Ky mund të jetë lajmi më shokues që e keni dëgjuar kohët e fundit, por është i vërtetë.

Një djalë është bërë baba në moshën 13-vjeçare, i cili ka bërë që shumë media botërore të ‘bombardojnë’ me lajme për të.

Zakonisht kjo moshë është koha kur fëmijët luajnë video-lojëra dhe vozisin biçikleta, por për këtë djalosh të quajtur Alfe, jeta e tij është shumë më ndryshe se e bashkëmoshatarëve të tij.

Ai është 13 vjeç dhe tashmë është bërë baba. Ky 13-vjeçar, i quajtur Alfe Patten është babai i kësaj foshnje në fotografi.

Nëna e foshnjës, Chantelle Steadman është vetëm 15-vjeçe.

Të gjithë janë shokuar nga ky incident për shkak të faktit që fëmijët janë duke u përfshirë shumë në aktivitete seksuale. A mund të rritet një fëmijë nga një fëmijë? Po ose jo, këta dy të rinj tani janë prindër.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/behet-baba-ne-moshen-13-vjecare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala