Bëhen 1 vjet nga vrasja e Elvis Pistës, ende nuk dihen motivet

Kanë kaluar 12 muaj që kur është vrarë kandidati i PDK-së për deputet të Kosovës, Elvis Pista nga Rahoveci.
Edhe pas një viti, akoma nuk dihet se kush e kreu vrasjen.
Elvis Pista, është vrarë 15 qershorin e vitit të kaluar, derisa po largohej nga një restorant në Rahovec.
Mbrëmjen tragjike Elvis Pista po festonte ditëlindjen e gruas së tij.
Pista është qëlluar 4 herë nga prapa me silensiator.
“Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se E. P. nga Rahoveci kishte qenë në restorant me disa të njohur dhe posa kishte dalë nga objekti, së bashku me bashkëshorten dhe të njohur të tjerë me të cilët kishte qëndruar në restorant, është qëlluar nga mbrapa me armë zjarri në një distancë rreth pesë metra largësi”, thuhej në komunikatën e Policisë një vit më parë.