BEH nuk do t’i heqë vizat për kosovarët

Autori:Gazeta Fjala

Bosnja e Hercegovina nuk e ka njohur Kosovën dhe kjo çështje nuk do të hapet dhe nuk do të trajtohet gjatë mandatit të qeverisë aktuale, ka deklaruar sot shefi i diplomacisë i BeH-së, Igor Cërnadak.

Ministri ka mohuar se në periudhën e ardhshme në mbledhjet e Këshillit të Ministrave të BeH-së një nga temat do të jetë heqja e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Bosnja e Hercegovina do të bëjë gjithçka për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, mallrave dhe shërbimeve, që të mundësohet funksionim sa më normal, por për heqjen e vizave s’do të diskutohet. Qytetarëve të Kosovës vizat nuk ua ka hequr as Bashkimi Evropian”, ka thënë Cërnadak.

Në forumin afarist BeH-Kosovë, i cili për herë të parë po mbahet në Sarajevë që nga viti 2008, prej se shteti vendosi viza për kosovarët, u theksua se ekonomia e BeH-së në ditë humb nga një milion euro për shkak të regjimit të vizave.

Si përgjigje ndaj vendimit të BeH-së, Kosova nga fundi i vitit 2013 vendosi viza për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës.

Për atë se për çfarë procedure të ndërlikuar bëhet fjalë, më së miri flet fakti se kosovarët për vizë boshnjake duhet të shkojnë në Shkup, kurse qytetarët e BeH-së në Tiranë ose Zagreb.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të BeH-së, gjatë këtij viti qytetarëve të Kosovës u janë dhënë 612 viza, ndërsa asnjë kërkesë s’është refuzuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/beh-nuk-do-ti-heqe-vizat-per-kosovaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala