Begzad Sinani shpenzon një thes me para për qentë endacak

Komuna e Kamenicës ka vendosur ti eliminoj qentë. Bile për këtë punë komuna e udhëhequr nga Begzad Sinani ka në planë shpenzimin e rreth 30 mijë eurove për eliminimin e qenve endacak.
Komuna e Kamenicës ka njoftuar se ka përzgjedhur kompaninë AV “VETERINA” për trajtimin e qenve endacak në periudhën dy vjeçare.
Tenderi në vlerë të saktë kapë vlerën e 28,500 euro.
Operatori ekonomik ka për detyrë kapjen e qenëve, sterilizimin-kastrimin, trajtimin me ektoparazit dhe dehelmitizim, mbajtja pas trajtimit dhe kujdesi dyjavorë, eutonazia e qenëve, transporti i kufomave, dezinfiktimi dhe gropasja. Një vendim i tillë në komunën e Kamenicës ka ardhur si pasoj e shumë ankesave nga banorët e këtushëm për rrezikun nga qentë endacak.
Por edhe vendimi i komunës është i paligjshëm pasi nëm pasi në Kosovë është e ndaluar mbytja e qenve.