Begzad Sinani leçitet me Gradimir Mikicin

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, merr vendim për të ndërprerë të gjitha bashkëpunimet e mundëshme me Kryetarin e Komunës së Ranillukut Gradimir Mikic, pas deklaratave fyese të tij në drejtim të nënave Gjakovare.

Kryetari Begzad Sinani, ka bashkëpunuar ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe me të gjithë organizmat ndërkombëtar gjatë fazës përgatitore për themelimin e Komunës së Ranillugut në vitet 2008 dhe 2009 me qëllim që banorëve të kësaj komune t`u ofrohen shërbimet më afër dhe që si komunë në vete të krijojnë mundësinë e zhvillimit sa më të madh.

Kryetari Begzad Sinani, siguron qytetarët e Komunitetit serb në Kamenicë, se do të kenë përkujdesje institucionale njejtë sikurse komuniteti shqiptar dhe i falënderon ata për kontributin që japin për krijimin e një klime të mirë ndëretnike në komunë.

Komuna e Kamenicës dhe kryetari Begzad Sinani, i sigurojnë qytetarët serb të Komunës së Ranillukut se do të mund të vazhdojnë të kryejnë shërbimet e tyre në Kamenicë, por këto shërbime mund t`i kryejnë vetëm me anë të kërkesave të drejtpërdrejta në Komunën e Kamenicës.

Kryetari Begzad Sinani i pezullon të gjitha marrëveshjet me Komunën e Ranillukut, deri në kërkimfaljen e kryetarit të Komunës së Ranillukut për deklaratat e tij fyese. Këto lloj deklaratash nuk janë as në shërbim të komunitetit serb që jeton këtu dhe aq më pak në shërbim të ndërtimit të bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/begzad-sinani-i-leqitet-gradimir-mikic/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala