Beg Rizaj varroset sot në Gllogjan

Autori:Avdyl Pajaziti

Luftëtari i tri luftërave çlirimtare, Beg Rizaj, i cili u vra në konfliktin e fundit në Kumanovë të Maqedonisë do të varroset sot në Gllogjan të Deçanit. Kështu u vendos dy ditë më parë nga këshilli organizativ për këtë ceremoni.

Ceremonia e varrimit do të fillojë me homazhe pranë arkivolit në hollin e Pallatit të Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan në orën 12:00.

Në orën 14:00 mbahet tubim mortor në sheshin e Deçanit. Në orën 15:00 bëhet nisja e kortezhit funeral nga Qendra e Deçanit për në Kompleksin Memorial në Gllogjan, ndërsa në orën 16:00, bëhet ceremonia e varrimit në kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.

Beg Rizaj ka qenë epror i Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza” të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit, njëherësh një nga luftëtarët dhe eprorët më të dalluar të tri ushtrive çlirimtare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/beg-rizaj-varroset-sot-ne-gllogjan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala