Beg Rizaj, në Betejën e Koshares! (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në një video që po qarkullon në Facebook, shihet ish-luftëtari i UÇK-së, Beg Rizaj, video e cila siç duket është bërë gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.

Siç edhe mund të shihet dhe dëgjohet aty, tanimë i ndjeri Rizaj, flet për Betejën e Koshares dhe sukseset që kishin arritur luftëtarët e UÇK-së atëbotë.

Ish-luftëtarit të UÇK-së, dje i është dhënë lamtumira e fundit, pasi që ishte vrarë në konfliktin e 9 majit në Kumanovë.

Rizaj është varrosur me nderime të larta në Varreza të Dëshmorëve, në Gllogjan, ku pos qytetarëve të shumtë, homazhe kanë bërë edhe disa nga deputetët e AAK-së, por jo edhe lideri i saj, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/beg-rizaj-ne-betejen-e-koshares-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala