Befasia e Kadri Veselit në Panairin e Librit

Genti çdo vit i shpenzon nga 50 euro për libra. Romanet dhe librat religjioz janë zgjedhjet e tij kryesore në cdo panair.
Edhe të mërkurën ai ka mbushur krahun me libra në panairin e 17’të të librit që po mbahet në Prishtinë.
Ngashëm i ka befasuar shitësit edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai thuajse nga secila shtëpi botuese ka blerë nganjë libër, gjatë vizitës që i bëri panairit.
Edhe pse ekspozuesit insistonin që ti bënin dhuratë, Veseli nuk ka pranuar asgjë pa pagesë.
Ismail Kardare është autori i tij i preferuar por tha se lexon edhe libra tjerë të autorëve ndërkombëtar. Ndërsa sipass tij, një pjesë të konsiderueshme të kohës ia kushton leximit të materialeve të punës për Kuvend.
Me interesimin e lexuesve këtë vit shprehen të kënaqur përfaqësuesit e shtëpive botuese, po ashtu edhe vetë qytetarët.
Rona Bejtullahu-Thaci përfaqësuese e “Educational Centre Kosovë” të cilët shesin kryesisht libra në gjuhë të huaja, tha se ka interesim dhe shitje të madhe që në ditët e para. Librat që ajo ka shitur, janë më shumë akademik.
Edhe për çmimet shitësit thonë se janë kujdesur që ti zbresin për shkaak të panairit.
Arben dhe Mirela Kondi autor librash nga Çamëria që kanë ardhur për promovimin edhe shitjen e librave të tyre po ashtu ishin shumë të kënaqur.
“Në Kosovë na duan edhe na presin shumë mirë”, tregojnë ata duke thënë se për llexuesit po ofrojnë 20 për qind deri në 30 për qind zbritje./Gazeta Fjala /