BE vendos t’i akordojë Greqisë 2 miliardë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas samitit dyditor në Bruksel, BE-ja vendosi t’i akordojë Greqisë në krizë borxhi një fond prej 2 miliardë eurosh, që nuk ishte përdorur në kohë.

Nëpërmjet një komunikate pas samitit dyditor në kryeqytetin belg, Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, bëri të ditur se Athinës do t’i livrohet një pjesë prej rreth 2 miliardë eurosh nga fondet e papërdorura të zhvillimit.

Ky fond, shtoi Juncker, do të jepet për të mbështetur përpjekjet e Greqisë drejt rritjes ekonomike dhe për të kapërcyer problemin e papunësisë së lartë në radhët e të rinjve.

Ndërsa Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, në një konferencë shtypi pas samitit, shprehu nevojën për luftë të përbashkët kundër krizës humanitare në vendin e tij.

Sakaq, teksa Kryeministri i Greqisë kërkonte mbështetje në Bruksel, Athina u bë skenë e protestave studentore.

Nëpërmjet pankartave dhe sloganeve të tyre, studentët protestuan politikat e shtrëngimit dhe kërkuan që universiteteve t’u akordohet një buxhet më i lartë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-vendos-ti-akordoje-greqise-2-miliarde-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala