BE: Situata aktuale politike në Kosovë, nuk ndihmon në liberalizimin e vizave

Autori:Avdyl Pajaziti

Misioni i BE-së në Kosovë u ka bërë thirrje deputetëve në Kuvend që sa më shpejtë t’i zgjidhin krizën e krijuar në këtë institucion, si kusht për liberalizimin e vizave.

Në një prononcim për lajmi.net, zyrtarë të këtij misioni të udhëhequr nga Samuel Zhbogar, ka vlerësuar se situata aktuale politike në vend, siç janë përçarjet mes pozitës e opozitës, nuk i ndihmon Kosovës në përpjekjet për të hequr regjimin e vizave me shtetet anëtare të BE-së.

Duke pasur parasysh se liberalizimi i vizave është në interes të popullit të Kosovës, misioni i BE-së ka kërkuar nga deputetët që të punojnë për interesin votuesve të tyre.

“Situata aktuale politike nuk i ndihmon Kosovës në përpjekjet për të arritur liberalizimin e vizave më BE-në. Pasi që liberalizimi i vizave është në interes të drejtpërdrejtë për qytetarët, ne presim që kriza në Kuvend të zgjidhet shpejtë dhe të gjithë deputetët të fokusohen në shërbimin e interesave të njerëzve që i kanë zgjedhur ata”, kanë bërë të ditur zyrtar të këtij misioni./lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-situata-aktuale-politike-ne-kosove-nuk-ndihmon-ne-liberalizimin-e-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala