BE: Pritet nënshkrimi i MSA-së me Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Pritet që Bashkimi Evropian ta nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën javën e ardhshme, duke e hapur rrugën për integrim të Kosovës në bllokun e 28 vendeve evropiane, kanë thënë mbrëmë zyrtarët.

Ky veprim, që po ashtu shihet si ndihmesë për afrimin e mëtejmë të Serbisë me BE-në, mund të shkaktoj shqetësim në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, që kanë probleme me lëvizjet e brendshme separatiste.

Spanja, Qiproja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, .

Por, kjo nuk i ka parandaluar ato që në të kaluarën ta japin autorizimin e tyre për fillimin e negociatave të BE-së me Kosovën, që ka ndihmuar në uljen e tensioneve nacionaliste në Ballkan, raporton Rel.

Kosova i ka përfunduar bisedimet me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, në korrik të vitit 2014, që paraqet një hap në rrugën kah anëtarësimi në Bashkimin Evropian, që mund të bartë me vete përfitime ekonomike.

Zyrtarët thanë se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini, dhe Johannes Hahn, komisionar për politikën evropiane të fqinjësisë dhe për negociata për zgjerim, javën e ardhshme do ta nënshkruajnë MSA-në me Kosovën, thanë zyrtarët.

Ajo do të bëhet fuqiplotë vitin e ardhshëm.

“Nënshkrimi i marrëveshjes do ta riforcojë perspektivën evropiane të Kosovës dhe do të ndihmoj në stabilizimin e brendshëm”, tha një zyrtar i BE-së.

– See more at: http://lajmi.net/be-pritet-nenshkrimi-i-msa-se-me-kosoven/#sthash.Wlb3XqUq.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-pritet-nenshkrimi-i-msa-se-me-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala