BE për suspendimin e Asociacionit: Palët janë përgjegjëse për punën e tyre

Autori:Avdyl Pajaziti

Bashkimi Evropian ka kërkuar Prishtina dhe Beogradi që t’i implementojnë detyrat të cilat i kanë shkruara në marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës suspendoi këtë marrëveshje deri në marrjen e një vendimi pas kërkesës së Presidentes së Kosovës, Brukseli thotë se marrëveshja e arritur më 25 gusht ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiq, duhet të implementohet.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini tha për KALLXO.com se BE pret zbatimin e marrëveshjes së arritur.

“Ne nuk i komentojmë proceset gjyqësore që janë në rrjedhë, por presim që marrëveshja e 25 gushtit të implementohet. Të dyja palët janë përgjegjëse për pjesën e tyre të punës në implementim”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-per-suspendimin-e-asociacionit-palet-jane-pergjegjese-per-punen-e-tyre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala