BE paralajmëron heqjen e vizave edhe për Kosovën

Autori:Zekirja Shabani

Komisioni Evropian do të propozoj këtë muaj liberalizimin e regjimit të vizave me Ukrainën, përkundër referendumit të Holandës kundër Marrëveshjes së Asociimit BE-Ukrainë, ka thënë një burim në BE.

Ndërkaq, siç raporton Reuters bazuar në burime të veta, KE po ashtu po punon në propozimin e ndjeshëm politik, që procesin e liberalizimit të vizave ta zgjeroj edhe për Kosovën, transmeton Koha.net.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në muajin mars të këtij viti i ka premtuar presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, se ekzekutivi i BE-së do ta paraqes propozimin në muajin prill.

 Ukraina i ka rreth 45 milionë banorë.

Ukraina nuk është i vetmi vend që me padurim e pret regjimit e udhëtimit të lirë pa viza. Liderët e BE-së kanë premtuar përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave me Turqinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-paralajmeron-heqjen-e-vizave-edhe-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala