BE: Nuk ka luftëtarë të IS-it në mesin e refugjatëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyrtarë të Bashkimit Evropian për anti-terrorizëm kanë hedhur poshtë pretendimet se militantët e Shtetit Islamik (IS) janë duke hyrë në Evropë së bashku me refugjatët.

“Nuk mendoj se mund të thoni se Daesh-i (IS) po infiltron Evropën”, ka thënë koordinatori për Kundër-Terrorizëm i BE-së, Gilles de Kerchove.

“Nëse janë një ose dy raste – dhe këto duhet të verifikohen – atëherë kjo mund të shihet si taktikë e Daesh-it për të ngjallur dyshim”, i ka thënë de Kerchove transmetuesit francez RFI/France 24.

Ai u ka bërë thirrje njerëzve që të mos bien pre e këtij “kurthi”.

Shqetësimet janë rritur pas lajmeve se së paku njëri nga sulmuesit e Parisit mund të ketë arritur në Evropë duke u përzier me refugjatë.

Nga sulmet e 13 nëntorit në Paris kanë humbur jetën 130 veta.

Evropa po përballet sivjet me numrin më të madh të migrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rreth 700,000 njerëz nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë arritur këtë vit në BE.

Shumica e tyre arrijnë në Turqi, pastaj përmes detit në Greqi, për të vazhduar më pas rrugëve të Ballkanit, drejt Evropës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-nuk-ka-luftetare-te-is-it-ne-mesin-e-refugjateve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala