BE, NATO dhe OKB, kërkojnë qetësi në Maqedoni

Autori:Avdyl Pajaziti

Bashkimi Evropian, NATO dhe Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për qetësi në Maqedoni, ku si pasojë e konflikteve, gjetën vdekjen 22 persona, prej të cilëve 14 civilë dhe 8 policë.

Qeveria maqedonase, tha se viktimat janë si pasojë e një ‘operacioni antiterroristë’ kundër siq u shprehen ata ‘një grupi të rrezikshëm terroristë’.

Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn ka thënë të hënën ‘Të gjithë jemi të shqetësuar për atë që ka ndodhur gjatë vikendit në Maqedoni. Kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira, që të bashkëpunojnë për të qartësuar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë, dhe kush është përgjegjës për këtë”.

Në një konferencë për media, ai tha se ‘vrasjet nuk duhen parë si zgjidhje të problemeve fundamentale, që ballafaqohet Maqedonia’.

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje qeverisë maqedonase që të zhvillojë një ‘hetim transparentë’, dhe të bashkëpunojë me autoritetet në Kosovë.

Kurse sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon u ka bërë thirrje urgjente qeverisë dhe politikanëve që të bashkëpunojnë për të ‘qetësuar situatën’ dhe për të ‘hetuar në mënyrë transparente, për atë se çfarë ndodhi me të vërtetë në Kumanovë të Maqedonisë’

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-nato-dhe-okb-kerkojne-qetesi-ne-maqedoni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala