BE mund të shkatërrohet nëse dështon me migrantët

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, ka tërhequr vërejtjen sot se Bashkimi Evropian mund të shkatërrohet nëse nuk gjendet një zgjidhje për migrantët, që kalojnë nëpër Ballkan.

Këto komente u bënë derisa liderët e BE-së dhe ata të Ballkanit mbajnë bisedime urgjente për krizën e refugjatëve në Evropë, pasi tri vende u kërcënuan se do t’i mbyllin kufijt ë e tyre.

Samiti i sotëm në Bruksel, synon të gjejë një zgjidhje për hyrjen e mijëra migrantëve, të cilët e kanë vërshuar pjesën jugore të Evropës, gjatë muajve të fundit, shumica prej tyre nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Refugjkatët kanë vazhduar të udhëtojnë nëpër pjesën perëndimore të Ballkanit dhe tash kalojnë edhe nëpër Slloveni, pasi Hungaria e ka mbyllur kufirin.

Prej 17 tetorit, në Slloveni kanë arritur më se 62 mijë migrantë, ndërsa vetëm sot në këtë vend kanë hyrë 14 mijë vetë.

“Nëse ne nuk gjejmë zgjidhje sot, nëse ne nuk bëjmë çdo gjë të mundshme, atëherë ky është fundi i Bashkimit Evropian si i tillë”, u tha gazetarëve në Bruksel, kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, dhe ka shtuar se “nëse ne nuk ndërmarrim aksion konkret, besoj se Evropa do të filloj të copëtohet”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-mund-te-shkaterrohet-nese-deshton-me-migrantet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala