BE kthen edhe 80 kosovarë

Sot do të filloj kthimi i 80 qytetarë të Kosovës nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.
MPB ka paralajmëruar se personat që do të kthehen nuk do të përfitojnë nga Programi i Riintegrimit, duke qenë se nga ky program përfitojnë personat e riatdhesuar të cilët e kanë lëshuar Republikën e Kosovës para datës 28 korrik 2010.
Megjithëse të kthyerit mund të marrin vetëm disa informacione.
“Janë disa skema të natyrës urgjente që mund t’i përfitojnë të gjithë të riatdhesuarit: pritja dhe informimi në momentin e arritjes, ndihma mjekësore në momentin e arritjes në rast nevoje, transporti nga Pikat e Kalimit Kufitar deri në komunën e origjinës nëse nuk kanë mundësi të tjera të transportit, aftësim profesional dhe ndërmjetësimi në punësim”, ka bërë të ditur MPB.