BE konfirmon bisedimet e 25 gushtit

Autori:Gazeta Fjala

Bashkimi Evropian ka konfrimuar sot se takimi i radhës midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të mbahet më 25 gusht në Bruksel.

“Në takim, dy palët do të synojnë të finalizojnë zbatimin e marrëveshjeve për energjinë, për telekomin, për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave serbe, si dhe atë për lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Për të gjitha këto çështje është diskurtuar edhe në takimin e fundit midis palëve, që është mbajtur në muajin qershor, por nuk është raportuar për ndonjë marrëveshje, pos përparim drejt saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-konfirmon-bisedimet-e-25-gushtit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala