BE kërkon nga opozita të ndalë dhunën ndaj institucioneve

Autori:Gazeta Fjala

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar nga opozita që të tregojë më shumë respekt për institucionet e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter BE në Kosovë ka dënuar dhunën dhe ka kërkuar përmbajtje në mënyrë që të lejohet funksionimi normal i shkollave dhe shërbimeve publike.

“BE në Kosovë fton opozitën që të shfaqë më shumë respekt për institucionet e Kosovës. Ftojmë për përmbajtje nga dhuna që kërcënon sigurinë e njerëzve dhe funksionimin normal të shkollave dhe shërbimeve publike”, thuhet në reagimin e BE-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-kerkon-nga-opozita-te-ndale-dhunen-ndaj-institucioneve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala