BE-ja plot vërejtje për Kosovën

Bashkimi Evropian së bashku me Këshillin e Evropës, kanë organizuar një konferencë përmbyllëse ku u diskutua për Luftën kundër korrupsionit, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka thënë se ka përkushtim të madh të shtetit, për t`i luftuar këto dukuri, ndërkaq ministri i drejtësisë Hajredin Kuci është fokusuar më shumë tek korniza ligjore që mbulojnë këto fusha.
Ai ka thënë se po bëhen përpjekje për të përmirësuar sa më shumë kornizën ligjore.
Por, vërejtjet e ekspertëve të Komisionit Evropian e Këshillit të Evropës, ishin goxha të mëdha.
Raporti që kanë hartuar ata vë në pah mungesën e luftës kundër korrupsionit e financimit të terrorizmit, bile për këtë të fundit kanë gjetur edhe vërejtje të mëdha në aspektin ligjor.
Me gjithë këtë zyrtarët e Kosovës u zotuan se do të zbatojnë në përpikëri të gjitha rekomandimet e bëra nga ekspertët evropian.