BE-ja mirëpret marrëveshjen për lokacionin e ri të Avokatit të Popullit

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyra e BE-së në Kosovë ka mirëpritur  arritjen e marrëveshjes së sotme mes Qeverisë së Kosovës dhe Avokatit të Popullit për vendosjen e zyrave të kësaj të fundit në objektin e ish-Bankës së Lubjanës.

“Me këtë rast, falënderojmë Ombudspersonin Hilmi Jashari për qasjen e tij konstruktive në gjetjen e një zgjidhjeje për objektet, në përputhje me parimet e Parisit që përcaktojnë kriteret për vendndodhjen e institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut, siç është Avokati i Popullit”.

“Ky është një parakusht i rëndësishëm Që Avokati i Popullit  të jetë në gjendje që ta kryejë  rolin e tij kushtetues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe institucioneve nga veprimet e paligjshme dhe të parregullta ose mosveprimet e autoriteteve publike” thuhet në një deklaratë të zyrës së Samuel Zhbogarit.

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar  gjithashtu vlerëson përpjekjet e Qeverisë për të zgjidhur këtë çështje e cila  edhe një rekomandim për liberalizimin e vizave, dhe shpreh shpresën se rekomandimet e mbetura të liberalizimit të vizave do të përmbushen së shpejti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-ja-mirepret-marreveshjen-per-lokacionin-e-ri-te-avokatit-te-popullit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala