BE ‘ia ngreh veshin’ Edi Ramës:

Autori:Avdyl Pajaziti

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se provokimet janë të papranueshme pasi që vendet e Ballkanit Perëndimor po përparojnë secila me tempin e saj në integrimet evropiane.

Këtë e ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Komisionit Evropian, Frederica Mogherini dhe Johanes Hahnit, duke shtuar se përparimi drejt BE-së varet kryekëput nga bashkëpunimi rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

Ajo sot e ka dhënë vlerësimin zyrtar të BE-së pas paralajmërimit të unionit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama se Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen nëse BE-ja nuk i hap Kosovës rrugën e integrimit dhe heqjes së vizave.

“Pasi që e kemi verifikuar se çfarë ka thënë kryeministri Rama në intervistë, duam të theksojmë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane, e konfirmuar nga BE-ja në nivele më të larta. Të gjithë partnerët në rajon vet i kanë përcaktuar karakteristikat për të konfirmuar angazhimin dhe qëllimin që të përmbushin një sërë kushtesh dhe standardesh të BE-së”, thuhet në njoftim.

“Angazhimet e mësipërme gjithashtu përfshijnë bashkëpunimin rajonal, pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe të gjitha deklaratat provokative në këtë kuadër janë të papranueshëm”, thuhet në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-ia-ngreh-veshin-edi-rames/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala