BE heq vizat për Kolumbinë, Kosova nuk është në rend

Kosovarëve do tu duhet të presin edhe një kohë deri në liberalizimin e vizave. Bashkimi Evropian para Kosovës ka zgjedhur ti heq vizat për qytetarët e Kolumbisë të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në vendet anëtare të BE-së.
Me anë të kësaj marrëveshje vizitorëve kolumbian u lejohet hyrja dhe qëndrimi në shumicën e vendeve të BE-së, përpos Anglisë dhe Irlandës, për një afat kohor prej 90 ditësh.
Kështu, liderëve Kosovarë u ka mbetur të vazhdojnë tu premtojnë qytetarëve të tyre liberalizim të vizave me BE-në. /GazetaFjala/