BE- fillon procedurat e tenderimit për dekomisionimin e “Kosovës A”

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyra e Bashkimit Evropian ka hapur tender për konsulencë për dekomisionimin e termocentralit “Kosova A”.

Kompania që do të përzgjidhet nga Zyra e BE-së pritet të ofrojë këshilla për Qeverinë e Kosovës dhe KEK-un për dekomisionimin e këtij termocentrali, si dhe duhet t’i përgatisë të gjitha studimet e nevojshme për këtë proces, në bazë të praktikave të BE-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hapja e tenderit nga Zyra e BE-së është bërë në kohën kur në Qeverinë e Kosovës është projektpropozim për rindërtimin e termocentralit “Kosova A”. Po ashtu, edhe zyrtarisht Qeveria e Kosovës po synon që këtë termocentral të mos e mbyllë deri në fillimin e prodhimit të energjisë nga termocentrali “Kosova e Re”.

“Projekti do ta mbështesë Qeverinë dhe grupet e punës, të caktuara për dekomisionim të ‘Kosovës A’, gjatë procesit të dekomisionimit të objekteve të planifikuara për dekomisionim”, thuhet në tenderin e hapur nga Zyra e BE-së. Për këtë tender janë ndarë një shumë prej rreth 2 milionë eurosh, ndërsa ka zotime se do të ndahen rreth 60 milionë euro për dekomisionimin e këtij termocentrali deri në janar të vitit 2018.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-fillon-procedurat-e-tenderimit-per-dekomisionimin-e-kosoves-a/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala