BE e shqetësuar me dështimin e Kuvendit për Specialen

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha në takimin e pestë të dialogut për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit se MSA-ja është themel i rrugës së Kosovës drejt integrimit në BE, zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit dhe zbutjes së papunësisë.

Ai tha se reforma në administratën publike është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe janë duke e përgatitur strategjinë kombëtare për zhvillim që synon adresimin e zhvillimit ekonomik.

Mustafa foli edhe për liberalizimin e vizave për të cilin tha se të gjitha institucionet janë të përkushtuara për këtë proces dhe presin të marrin rekomandime pozitivë për liberalizim.

Ndërsa, drejtori për Ballkanin Perëndimor i KE-së, Jean Eric Paquet tha se dështimi i Kuvendit për themelimin e Speciales është shqetësues për të gjitha vendet e BE-së.

Ai pret që kjo të rishikohet edhe një herë derisa ka çmuar Qeverinë për angazhimin e saj.

Paquet foli edhe për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe reformën në administratë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-e-shqetesuar-me-deshtimin-e-kuvendit-per-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala