BE do të financojë hekurudhën Kosovë-Shqipëri

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministeriali i djeshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka përcaktuar rrugët dhe hekurudhat që shtetet synojnë t’i ndërtojnë në pesë vjetët e ardhshëm.

Një ditë pas Samitit të Ballkani Perëndimor të mbajtur në Prishtinë, ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku, komenton për RTK-në pajtimin për projektet që presin mbështetjen e Bashkimit Evropian.

“Po i kemi definu vijat bazë, që i bie rrugën Tiranë-Prishtinë – Meradre- Nish, edhe austostrada, Prishtinë-Han i Elezit dhe rruga hekurudhurore Han i Elezit-Leshak, këto janë për Kosovën vijat bazë, thsa Zharku.

Kosova nuk ka arritur që të marrë përkrahjen e Shqipërisë për ndërtimin e hekurudhës me Kosovën si dhe Maqedonia nuk ka mundur të zotohet për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë që ishte propozuar më herët.

“Nuk do të thotë se këto projekte që i kemi propozuar do të financohen. Këtu është problemi. Duhet me marr obligim gjetjen e buxhetit për të arritur ndimën e BE-së”, theksoi Zharku.

Ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Ohër para se të takohen në gusht të këtij viti në Vjenë me kancelaren gjermane dhe kryeministrin e Austrisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-do-te-financoi-hekurudhen-kosove-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala