BE diskuton për imigracionin

Autori:Avdyl Pajaziti

Brukseli nuk duhet dhe nuk mund të lerë vetëm as Lampeduzën, as Italinë dhe as të gjitha vendet evropiane që duhet të përballen me imigracionin, deklaroi sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Tema e imigracionit nuk është temë e një ishulli të vetëm apo e një vendi të vetëm, por temë e gjithë Evropës dhe ne po punojmë që masat të jenë konkrete”, theksoi Mogherini, sipas ATSH-së.

“Më 16 mars për herë të parë do të kemi në qendër të vëmendjes së ministrave të Jashtëm evropianë temën e imigracionit ”, shtoi ajo.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-diskuton-per-imigracionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala