BE diskuton krizën me migrantë

Autori:Avdyl Pajaziti

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbajnë sot një samit urgjent për të diskutuar mënyrat se si të ndalet fluksi i migrantëve që bëjnë përpjekje të arrijnë në Evropë përmes Mesdheut.

Pritet që udhëheqësit të angazhohen në përpjekje sistematike për të identifikuar, kapur dhe shkatërruar anijet para se të përdoren nga trafikantët.

Liderët e BE-së po ashtu pritet të zotohen për financimin shtesë të patrullave detare.

Mbi 800 njerëz kanë vdekur pasi anija e tyre, e cila është nisur nga Libia, është mbytur të dielën në ujërat e Mesdheut.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-diskuton-krizen-me-migrante/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala