BE, 2.8 milion euro për politika tregtare

Autori:Gazeta Fjala

Të hënen pritet të bëhet ngjarja përmbyllëse e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 2.8 milion eurosh që për qëllim kishte zhvillimin e mëtutjeshëm të politikës tregtare.

Sipas një njoftimi për media të dërguar nga Zyra e BE-së në Kosovë, ky projekt e ka ndihmuar Ministrinë e Tregitësë dhe Industrisë “që që të zhvillojëkapacitetet e domosdoshme për të negociuar e pastaj për të implementuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian në fushat e politikës tregtare, analizës tregtare, hapjes së tregut dhe statistikave tregtare”.

“Synimi është përkrahja e rritjes ekonomike që do të krijojë më shumë vende pune dhe të ardhura më të larta për qytetarët e Kosovës, do të zvogëlojë papunësinë dhe varfërinë, pasi që një politikë tregtare efikase e orientuar kah eksporti luan rol kyç në këtë drejtim,” thuhet në komunikatë.

Pjesëmarrjës në këtë ngjarjen përmbyllesë të projektit pritet të jëne Samuel Zbogar, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe Ramadan Ilazi, Zëvendësministër për Integrim Evropian./Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/be-2-8-milion-euro-per-politika-tregtare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala