BE, 1.5 milionë euro për forcimin e ligjit

Bashkimi Europian do të ofrojë mbështetje financiare dhe teknike për Shqipërinë për reformat politike dhe ekonomike me qëllim përmbushjen e detyrime të nevojshme për anëtarësim në BE.
Mbështetja e përgjithshme e paraaderimit për aktivitete të lidhura me migrimin (dy të fundit dhe të planifikuara) ka pasur një kosto prej 4.5 milionë euro (IPA I), ndërsa 3 milionë euro janë përdorur për rindërtimin e pikave të kalimit kufitar, me qëllim përmirësimin e kapaciteteve për migracionin dhe trafiqet.
Programi i planifikuar për vitin 2015 në kuadër të IPA II përfshin një komponent të fortë në ngritjen e kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit, i cili mbulon, ndër të tjerash edhe Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK) me qëllim përmirësimin e sistemit të sigurisë kufitare ( sipas standardeve të BE-së dhe Shengen-it). Buxheti i parashikuar për vitin 2015 është 1.5 milionë euro.