BBC shkruan për biznesin në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Ka kaluar ora më shumë se 9 e mëngjesit – punëtorët e lokalit janë duke i rregulluar karriget e lokalit në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtina – dhe Alban Ibrahimi është I etur për të filluar pijen.

Por teket që ndërmarrësi kosovarë do të pijë janë jo-alkoholike.

Me shije delikate, 36 vjeçari renditi një seri të shisheve të vogla, të frutave të shtrydhura dhe ‘smoothie’, së bashku me gota me ujë të pstra.

“Provoje qershinë e thartë”, propozi ai, duke e nxjerrë një shishe speciale të lëngut.

bbc2

Zotëri Ibrahimi na tregoi sesa të shëndetshme janë këto pije – duke vënë në dukje se është e lartë në antitoksikant, ndihmon në reduktimin e kolosterolit, dhe nuk përmban sheqer, apo aditive të tjera.

Dhe më e rëndësishmja, ishte shumë e shijshme.

Kosovarët  ishin të shpejtë në marrjen e produktit të shijshëm të z. Ibrahimit. Që kur brendi i tij, Frutomania është lansuar në vitin 2010, ajo ka gjetur vend në qindra supermarkete, edhe lokale të panumërta, kafe dhe restorante.

“Kushton më pak sesa lëngjet me koncentrat,” thotë Albani. “Menjëherë pasi e kanë provuar, e kanë vërejtur dallimin.”

“Legalisht, është e lehtë të hapësh biznis në Kosovë – por praktikisht, është shumë e vështirë.” Alban Ibrahimi – drejtor i Frutomania.

‘Problemi i Korrupsionit’

Nuk është vetëm shija – apo kualiteti – i Frutomanias që dallohet. Kompania është një gjë e rrallë e biznesit – ‘start up’ i suksesshëm nga Kosova.

Që nga deklarimi i pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, gjërat nuk kanë shkuar sipas planit për Kosovën. Duke bërë ndarjen si trazirë ekonomike që ngulfati Evropën, ishte ndoshta mishërim për Evropën. (përkthim bukfal se nuk e kuptova).

Kjo histori fati është reflektuar në statistika. Normat zyrtare të papunësisë janë rreth 40%, dhe një e treta e popullsisë jeton në varfëri të skajshme.

Banka Botërore citon që Kosova ka menaxhuar që ta mbajë rritjen e GDP-së që nga fillimi i krizës.

Thuhet se për shkak të numrit të lartë të remitencave, apo transfereve të parave, nga Kosovarët që punojnë jashtë – dhe dy të tretat e popullsisë në shtëpitë e tyre klasifikohen si “ekonomikisht joaktiv.”

bbc3

Me kalimin e kahmotshëm të emocionit të pavarësisë, njerëzit kanë filluar të pyesin se çfarë është duke bërë qeveria për përmirësimin e gjendjes.

Përgjigjet janë depressive.

Indeksi vjetor i Lirisë Ekonomike – një projekt i përbashkët i ‘Ëall Street Journal’ dhe ‘think tankçëve’ konservativ të SHBA, ‘the heritage foundation’ – as nuk i jep Kosovës ndonjë rangim për shkak të mungesës së të dhënave.

Por i jep disa pikë të pafavorshme rreth mjedisit biznesor të Kosovës.

Progres i vazhdueshëm është penguar nga kapaciteti i dobët institucional, dhe qeveria ka ende për të treguar për angazhim të qëndrueshme në lirinë ekonomike,” thotë indeksi.

“Korrupsioni është ende shumë i pranishëm dhe kufizon tej mase mjedisin biznesor. Ndërhyrja politike në gjyqësi është problematike.”

“Mbetjet e ekonomisë së centralizuar ende janë në burokracinë qeveritare e cila shkakton që formimi i biznesit të jetë i shtrenjtë dhe i vështirë.”

Asgjë prej këtyre nuk i vijnë si diçka e re Alban Ibrahimit.

“Legalisht, nuk është vështirë të hapësh biznes në Kosovë – por praktikisht, është shumë e vështirë,” thotë ai.

“Qeveria krijon mjedis për zhvillimin e biznesit. Ata kanë nevojë të përgatisin legjislacion dhe krijojnë siguri për njerëzit që të investojnë.”

“Roli i tyre është kritik – ata gjithashtu duhet të japin fonde, në mënyrë që njerëzit mund të fillojnë bizneset e tyre.”

“Reformat të domosdoshme”

Qeveria e tanishme e Kosovës ka qenë në shërbim që nga dhjetori – shumica e saj është bërë fytyrë familjare, ndryshimi i vetëm është ajo i rolit.

Dhe eksodi i fundit i dhjetëra mijë njerëzve si kundërpërgjigje e vështirësive ekonomike ka zgjuar ndërgjegjshmërinë që Kosova duhet të përmirësojë biznesin dhe shanset e punësimit, ose ndryshe, i duhet ti humbasë shumicën e talenteve që ka.

bbc4

“Ne jemi të dijshëm që kemi nevojë për reforma serioze,” thotë Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku.

“Prioriteti numër një është zhvillimi ekonomik – krijimi i vendeve të punës. Ne po presim rezultate të mira në sektorin privat – kjo duhet të jetë fokusi i qeverisë – duke drejtuar vështrimin kah kompanitë e vogla dhe të mesme, duke i ndihmuar ato të hapin biznese të reja dhe ti rrisin bizneset ekzistuese.”

Çollaku përmendi 50 milionë euro të financimit që qeveria i ka vendosur në dispozicion për bizneset agrikulturore.

Por si shumë prej njerëzve Kosovarë, ai po shpreson në ndihmën internacionale – nga SHBA, dhe, veçanërisht BE.

Marrëveshje e re me BE, e quajtur marrëveshja e stabilizimit dhe asociimit (SAA), vie në veprim në këtë vit, e cila do ti japë Kosovës akses të rritur në tregjet dhe fondet Evropiane. Qeveria e Kosovës shpreson se kjo do të jetë transformuese.

Por BE – e cila ka misionin e huaj më të rëndësishëm në Prishtinë – tërheq vërejtjen se pritja që Brukseli ti përfundojë të gjitha punët është joreale.

“SAA është hap i rëndësishëm, por kërkon që Kosova ti bëjë reformat,” thotë Tom Gnocchi, kryetari i sektorit ekonomik të delegacionit të BE-së në Prishtinë.

“Nuk është në pyetjet se a është Evropa duke e bërë shpejtë; Kosovës i duhet ti bëjë detyrat e shtëpisë dhe ti largon problemet si rregullat e ligjit, krimi i organizuar dhe korrupcioni,” thotë ai.

Në qoftë se i bën, atëherë nejrëzit do të ndiheshinë më komfort në fillimin e bizneseve të shumë-nevojshme, dhe investitorët e huaj do të shfaqnin interesim më të madh në të rinjët punëotrë dhe të edukuar mirë, në aspektin e fuqisë punëtore.

Kompanitë si Frutomania po tregojnë që bizniset Kosovare mund të tregohen të suksesshmë – ajo ka filluar të eksportojë tek vendet fqinje e gjitashtu edhe në Amerikë.

Por Kosova ka nevojë më shumë sesa pijet e buta – të shijshme dhe ushqyese – për ta çuar atë në përmirësim ekonomik.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bbc-shkruan-per-biznesin-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala